Sigal

Aktorja e njohur shqiptare Monika Lubonja duket se ka nisur një sfidë me vitet dhe moshën që kalon. Në çdo dalje publike, aktorja shfaqet gjithmonë e kuruar, për t’u pasur zili jo vetëm nga bashkëmoshataret e saj por edhe nga vajzat e reja.

Këto ditë Monika i është drejtuar detit për të kaluar disa ditë pushimi. Aktorja ka zgjedhur thjeshtësinë për t’i shijuar këto ditë pa grim në fytyrën e saj.

Në një foto që Lubonja ka postuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet e freskët dhe plot jetë. Pa frikë mund të themi se aktorja është mishërim i rinisë së përjetshme.