Sigal

Pak ditë më parë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ aktori Kivanç Tatlitug tregoi se kishte blerë një qen të racës Pitbull. Menjëherë pas kësaj fansat e tij reaguan në komente ku tregonin se kjo është e jashtëligjshme dhe se ai po rrezikon shumë. Në ligjet turke për mirëmbajtjen e kafshëve, thuhet se kjo racë qeni për shkak të rrezikshmërisë të lartë, nuk lejohet të shitet apo të blihet. Në foton e publikuar, qeni shfaqet me veshë të prerë, gjë që tregon keqtrajtimin e tij dhe prerja e veshëve e bën qenin më të egër.

Nuk dihet ende vendimi i policisë turke por me siguri kësaj here aktori ka hyrë në telashe të mëdha.