Kim s’i kursen aspak fjalët për shqiptarin e saj të preferuar

617

Grimieri i njohur me origjinë shqiptare, Mario ka festuar dje 37-vjetorin e lindjes. Kësisoj, nuk mund të mungonte një postim urues nga mikja dhe klientja e tij më e mirë, Kim Kardashian.

Sigal

“Të njoh prej më shumë se një dekade dhe ti je personi më besnik që unë njoh. Është kaq e rrallë të njohësh një të tillë. Të dua përgjithmonë”-ka shkruar Kim krahas fotos së publikuar në “Instagram”, ku duken të dy kokë më kokë.

Risjellim në vëmendje se Mario, së bashku me prindërit, ka emigruar nga hera drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.