Kim Kardashian në ‘luftë’ për lirimin e një tjetër të burgosuri

58

Kim Kardashian West thotë se po “lufton” për të liruar një tjetër të burgosur që u dënua me burgim të përjetshëm për posedim droge.

Ylli i televizioneve tha se Chris Young iu dha dënim i padrejtë dhe se ligjet duhet të ndryshojnë.

Duke folur në një podcast të SHBA, ajo u tha dëgjuesve se po bisedon me Shtëpinë e Bardhë për reformën e burgjeve.

Në maj, Kim u takua me Presidentin Donald Trump për të diskutuar lirimin e një të burgosure, Alice Marie Johnson, e cila doli nga burgu një muaj më vonë.

Tani Kim shpreson se mund të bëjë të njëjtën gjë për Chrisin 30-vjeçar, i cili ka qenë në burg për tetë vjet.

Sipas yllit të Keeping Up ëith the Kardashians, Chris u burgos për posedim të marihuanës dhe më pak se gjysmë gram kokainë.