Kim ka një dedikim plot dashuri për Kanyen

587
Sigal

Në familjen e tyre çdo ditëlindje shndërrohet në një festë madhështore, por në këtë rast ende nuk e kemi parë magjinë. Reperi i njohur, Kanye West feston sot ditëlindjen dhe ashtu si çdo herë nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.

Familje e tyre nuk po kalon momente shumë të lumtura pasi Kanye po kalon një gjendje disi të rëndë depresioni, por Kim po i qëndron pranë me çdo gjë. E mesa duket çdo gjë është në normalitetin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen zemër… Ka qënë një vit i ashpër, por ne jemi këtu dhe gjithçka është mirë! Jam krenare për ty që po arrin të realizosh albume dhe të përmbushësh ëndrrat e tua! Ti më inspiron të bëj të pamundurën realitet… Të dua!”,  shkruan Kim në foton ku është Kanye me vajzën e tyre të vogël, Chicago.