Sigal

Një teori po ben namin së fundmi në rrjetet sociale, e cila i jep fund misterit të Kiki-t të famshëm në këngën e Drake. Sipas fansave të këtij të fundit, Drake ia ka dedikuar këngën Kim Kardashian.

Të gjithë pëlqyesit e këngës “Kiki do you love me”, dyshojnë se midis reperit Drake dhe Kim Kardashian ka ndodhur diçka.  Madje për të shtuar më shumë dyshimet është fakti që Kim Kardashian njihet si KiKi, në rrethin e ngushtë.

“ Drake po na thotë me muaj të tërë që ka fjetur me Kim Kardashian dhe ne thjesht po e dëgjojmë” shkruan një fans.

Si argumenta fansat përdorin edhe distancën e tyre ndërmjet shtëpive  në Hidden Hills, California.