Kiara Tito rrëfen historinë e dhimbshme të problemeve mendore gjatë jetës së saj

465
Sigal

Moderatorja Kiara Tito, na ka bërë me dije gjatë postimeve të saj në Instagram, historinë e gjatë të problemeve psikologjike, që ka kaluar gjatë jetës së saj.

‘Unë kam duruar për shumë kohë me një zemër të thyer, kam jetuar pjesën më të madhe të jetës duke qënë konfuze brenda meje, e në të njëjtën kohë duke luftuar me demonët e gjendur në mendjen time. Nga një shpirt i thyer, në një histori të vazhdueshme dashurie toksike, tashmë jam këtu, më e fortë se kurrë. Të tëra copëzat e thyera të vetes sime, më në fund janë bashkuar.

Unë jam bërë ajo çfarë e kaluara ime nuk donte të bëhesha, dhe unë e arrita këtë vetëm duke besuar tek vetja ime, dhe duke besuar që unë mund të arrija edhe gjëra të mëdha. Në mes të stuhisë, duhet ti rikujtosh vetes se ti mund të përballosh çdo gjë përpara teje, dhe çdo gjë që do të të hedhë jeta.

I dërgoj mbështetje dhe suport të tërë atyre që ndihen të shqetësuar për të ardhmen e tyre, dhe ndihen konfuzë për jetën e tyre.’ – është shprehur Kiara në postimin e saj në Instagram.

Postimi i Kiares ne Instagram