Sigal

Khloe Kardashian pak kohë më parë u bë nënë e një vajze, ndërsa vetëm një ditë para se të sillte në jetë fëmijën e parë ajo u përballë me tradhëtinë që u bë publike nga partneri i saj Tristan.

Rezultate imazhesh për tristan and khloe

Çifti duket se ka vendosur të ecë përpara dhe e kanë lënë pas situatën e vështirë që përjetuan. Por fansat nuk harrojnë dhe janë aty për të prishur çdo moment edhe më romantikun. Khloe ka publikuar një foto të një plazhi dhe ka shkruar: “Më ço këtu”.

Tristan nuk ka nguruar të përgjigjet: “Ku do të shkosh dashuria ime?”.

Por nuk ka zgjatur shumë dhe ndjekësit kanë ndërhyrë duke komentuar shprehje nga më të ndryshmet lidhur me tradhëtinë e partnerit të bukuroshes së ekranit. “Në një vend larg teje”, “Askush nuk të ftoi ty”, “Te dikush që do i qëndrojë besnik”, kanë qenë vetëm pak nga komentet drejtuar Tristanit. Epo jo të gjithë harrojnë!