Sigal

Mbrëmjen e 30 nëntorit ka ardhur në jetë fëmija i dhjetëi aktorit të shumë roleve të suksesshme, Eddie Murphy. Lajmin e kanë bërë të ditur ditën e sotme mediat e huaja, pasi vetë aktori ka preferuar ta mbajë të fshehtë. Ai është bërë baba i një djali të quajtur Max Charles Murphy. Eddie dhe bashkëshortja e tij Paige Butcher kanë një vajzë 2 vjeçare. Fëmija më i madh i aktorit është 29 vjeç dhe Eddie është shprehur se dëshiron edhe fëmijë të tjerë.
Aktori është martuar 3 herë dhe me sëcilën prej tyre ka fëmijë.