Sigal

Ndonëse prej disa kohësh nuk ka sjellë ndonjë videoklip të ri e daljet e saj në ekran kanë qenë të rralla, Kejsi Tola vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të dashura për publikun të cilin e ka bërë për vete që në paraqitjet e saj të para në skenë.

Kejsi ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket ekspozimit të trupit dhe ka preferuar që të komentohet gjithnjë për punën, sesa për këtë pjesë.

Megjithatë për herë të parë këtë verë, Kejsi është shfaqur më seksi se kurrë duke postuar për herë të parë me rroba banjo.

Këngëtarja shfaqet e ulur në shezllon teksa pozon para aparatit e në këtë foto nuk kishin si të mungon komplimentat nga fansat.