Këshillat e Rita Orës për një jetë më të lumtur

125

Ndonëse artistët janë të destinuar që t’i argëtojnë të tjerët, shpesh ata janë vet personat që vuajnë nga pasojat e shëndetit mental.

Duke qenë gjatë gjithë kohë në presion të famës, kjo i bënë ata që të kenë edhe më shumë probleme në aspektin e disponimit të tyre.

Data 10 tetor, e cila njihet ndërkombëtarisht si dita ndërkombëtare e shëndetit mental, është shënuar me aktivitete dhe mënyra të ndryshme në mbarë globin.

Edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk harroi që t’ua kujtojë fansave të saj këtë ditë.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Rita shkruajti “Urime dita ndërkombëtare e shëndetit mental”.

“Shëndeti juaj mental është më i rëndësishëm se sa testi, intervista, takimi i drekës, takimet, darka familjare, dhe vrapi pas ushqimeve. Bëni kujdes për veten tuaj”, shkruhej në një mesazh që Ora ndau me fansat e saj.

Ndërkohë, këngëtarja shqiptare ka treguar në disa intervista se ka pasur momente gjatë karrierës kur nuk ka qenë mirë me disponim, por që pranë i është gjendur mamaja e saj, Vera, e cila më shumë se kushdo tjetër është eksperte e shëndetit mental, pasi është psikiatre me profesion.