Këngëtarja zbulon ‘sekretin’ dhe na la pa fjalë: Këtë vit do të jetë pjesë e Grammys

494
Sigal

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha është një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj botërore.

Bebe ka korrur një sukses të madh dhe numëron me dhjetra hite.

Në një postim të bërë në rrjetin social ‘Instagram’ këngëtarja është shprehur se këtë vit do të jetë pjesë e eventit të madh të ndarjes së çmimeve Grammy.

Më e lumtur se kurrë, këngëtarja ka njoftuar ndjekësit për pjesëmarrjen jo si e nominuar, por për të prezantuar dhe për të dhënë një çmim të rëndësishëm.

“E emocionuar që do e ndaj këtë natë me bashkëmoshatarët e mi tejet të talentuar këtë vit në Grammys”- shkruan Bebe Rexha krahas fotos së saj në Instagram.

Ky event do të mbahet ditën e dielë, më datën 26 janar.