Sigal

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri në dhjetor të vitit 2017 çoi lidhjen e saj në një stad tjetër. Ajo u martua zyrtarisht në qytetin e Vinës, me partnerin e saj Serjozha Markov. Ai është një jurist shumë i pasur maqedonas, i cili pas martesës me Adelinën është përfolur shpesh herë në media.

Si fillim Adelina vendosi të mos e bënte publik imazhin e tij për shkak të fjalëve të njerëzve, por kohët e fundit këngëtarja nuk e ka aspak problem. Ajo ndan me ndjekësit e saj në “Instagram”, foto dhe video nga momentet që kalon pranë tij dhe së fundmi ka zbuluar një pasion të fshehur. Adelina ka publikuar një video ku tregon bashkëshortin e saj duke i rënë pianos dhe duhet të themi se melodia e krijuar është me të vërtetë e bukur.