Këngëtarja e njohur trondit fansat: Më duhet të ndaloj, jam duke luftuar sëmundjes e rëndë

252

Emma Marrone për të falënderuar të gjithë fansat dhe kolegët e saj që kanë shprehur solidaritetin e tyre orët e fundit. Këngëtarja është detyruar të bëjë një ndalesë profesionale për shkak të një problemi shëndetësor. Emma nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në koncertin e Radio Italia që do të mbahet më 4 tetor në Maltë. 35-vjeçarja i ka falënderuar të gjithë njekësit e saj në Instagram duke shkruar për ta “Faleminderit për gjithë dashurinë”.

“Ndodh. Ndodh edhe kështu. Kjo nuk ishte saktësisht koha e duhur, por në asnjë moment nuk do të ishte. Nga e hëna duhet të ndalem dhe të ballafaqohem me një problem shëndetësor. Po jua them personalisht që të mos ketë alarme të panevojshme. Kjo është arsyeja pse nuk do të jem e pranishme në Maltë për koncertin e Radios Italia, të cilin e falënderoj për mirëkuptimin e tyre tij të menjëhershëm: të gjithë ata persona shpenzuan para për avionë dhe hotele për të skuar në Maltë për të më përkrahur. Ju nuk e dini sesa do të kisha dashur të isha në skenë dhe të këndoja për të gjithë ju. Unë premtoj se do të kthehem më e fortë se më parë. Kemi shumë gjëra të mira për të jetuar së bashku. Unë do të do mbyll llogaritë një herë e mirë me këtë histori dhe pastaj do të kthehem tek ju”,-shkruan Emma në mesazhin e saj në Instagram.

Këngëtarja 35-vjeçare në të kaluarën është përballur me kancerin në vezore. Ajo është operuar dy herë dhe këtë gjë e ka pranuar edhe vetë.