Këngëtarja e njohur si rrallëherë publikon foto me partnerin, ja si duken

571
Sigal

Në fillim të këtij viti me anë të një seti shumë të ëmbël fotografik gjatë kohës që ishte shtatzënë, Zaimina Vasjari zbuloi për herë të parë partnerin e saj.

Në një intervistë ekskluzive të pak kohëve më parë për Revistaëho.com, Zaimina ka treguar se ajo dhe partneri i saj, Klodi, kanë një histori të gjatë dashurie, me uljet dhe ngritjet si të gjitha çiftet.

Megjithatë një gjë është e sigurtë dashuria për njëri-tjetrin nuk do të rreshtë kurrë.

Këtë gjë mund ta vërtetojë më së miri dhe fotografia që Zaimina ka publikuar ditën e sotme përkrah personit të saj të zemrës.

Klodi sot feston ditëlindjen e tij dhe pavarësisht se ai nuk preferon të jetë një personazh publik, në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një foto me Zaimën dhe një urim nga ana e saj.

Të dy duken në një vend ekzotik duke pushuar dhe Zaimina ka preferuar ta quajë veten dhe partnerin si “kukulla dhe arushi”. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, -ka shkruar Zaimina në urimin e ditëlindjes së Klodit.