Këngëtarja e njohur shtatzënë? Ja e vërteta…

480
Sigal

Nuk është hera e parë që aludohet se Rihanna është shtatzënë, madje në një interviste para disa kohësh ajo ka shprehur dëshirën për një fëmijë.

Vlen të theksojmë se ajo është më e dashuruar se kurrë me miliarderin arab Hassan Jameel dhe nuk ka asnjë arsye se pse të mos ndodhë.

Por Rihanna është bërë sërish kryefjala e mediave rozë me foton e publikuara.

E shfaqur me një fustan të gjatë pas trupit, ku Riri duket kaq seksi, vëmendja e gjitha ka shkuar tek duart e saj, e cila i ka vendosur tek barku duke shkaktuar shumë zhurmë.

Këngëtarja është përpjekur që të mbulojë pjesën e barkut, që ashtu si duket është pak më i madh se herët e tjera dhe kjo ka bërë që të gjithë njerëzit të mendojnë se ajo mund të jetë shtatzënë.

Kujtojmë se Rihanna dhe Hassan u fotografuan disa ditë më parë duke pushuar me njëri-tjetrin dhe me disa të afërm të miliarderit arab duke na bërë që të mendonim se gjërat mes tyre ishin bërë akoma më shumë serioze.

ImageImage