Këngëtarja e njohur nuk di të ndalet, ja surpriza që ka për fansat

412
Sigal

Albumi i ri i këngëtares Ariana Grande nuk ka dalë akoma, megjithatë ajo ka vazhduar me projekte të tjera të reja. 25-vjeçarja ka shumë video të tjera si ‘Sweetener’, për të nxjerrë në treg.

Ndërkohë që ajo po promovon albumin, Ariana publikoi këtë të hënë një foto ku shkruante: “Duke shkruar në një të hënë me shi”.

Mesa duket Grande po fillon të krijojë një këngë tjetër, ndërkohë që albumi i saj pritet të dalë këto kohë.