Këngëtarja e njohur ndan çastin më të bukur të ditës me ndjekësit

482
Sigal

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ndan shpesh me ndjekësit në rrjete sociale momente nga përditshmëria e saj.

Këtë herë ajo ka publikuar një video ku ka treguar sipas saj momentin më të bukur të ditës. Për këngëtaren e shumë hiteve momenti më i bukur i ditës është pikërisht çasti kur pastron fytyrën nga make-up.

Ashtu si të gjithë personazhet e njohur edhe Bebe i kushton shumë rëndësi pamjes, duke u munduar të shfaqet gjithnjë e kuruar, megjithatë kjo nuk e ka penguar atë t’a ndajë këtë proces me ndjekësit e saj.

Ndonëse shumë prej komenteve kanë qenë pozitive, nuk kanë munguar edhe nga ata që e kanë cilësuar këtë video si të papërshtatshme.