Këngëtarja e njohur gati albumin e ri, ansat zbulojnë detajet

430
Sigal

Pak kohë më parë, mediat folën për një shtatzëni të mundshme të Lady Gaga-s, por ky lajm u mohua nga këngëtarja me një status epik në ‘Twitter’. “Shtatzënë? Po, jam shtatzënë me #LG6”, ka shkruar këngëtarja, duke lajmëruar kështu albumin e saj të ri. Kaq u desh dhe fansat filluan kërkimet e tyre në çdo foto të Gaga-s për detaje të reja rreth albumit. Fillimisht, të gjithë mendojnë se data e publikimit do tët jetë në muajin prill, duke qenë se këngëtarja ka ndryshuar profilin e saj në rrjetet sociale dhe ka shumë kohê pa publikuar asgjë.

Albumi mund të titullohet ‘GAGA’, nisur nga një tatuazh i vogël në krahun e saj, gjë që i ka emocionuar shumë fansat e saj. Për ta mbyllur, albumi do të përmbajë bashkëpunime me emra shumë të njohur si: Rihanna, Diplo, Skrillex, Mark Ronson. Edhe pse këto janë vetëm disa teori nga fansat e këngëtares, ardhja e albumit po pritet me padurim nga ato.