Këngëtarja e njohur Dua Lipa konfirmon lidhjen e re

496
Sigal

Tashmë nuk ka më dyshime dhe nuk fshihen më. Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid, Anwar Hadid janë në një lidhje.

Aludimet në media për lidhje mes tyre nisën rreth 3 javë më parë.  Çifti është fotografuar të shtunën që lamë pas në Londër ku ishin të përqafuar dhe dukeshin mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

Mediat e huaja kanë shkruar se kjo lidhje e re e Duas ka nisur menjëherë pas ndarjes së saj nga Isaac Carey.