Këngëtarja e njohur drejt suksesit ndërkombëtar, sjell bashkëpunimin me këngëtarin e famshëm

519
Sigal

Të shumtë janë këngëtarët shqiptarë të cilët kanë sjellë super bashkëpunime me këngëtarët e huaj, duke bërë bujë të madhe jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar dhe këngët e tyre kanë arritur miliona klikime në Youtube.

Pas suksesit të këngës “Zjarr” tre muaj më parë, burime për “Prive” kanë treguar se tashmë këngëtarja Genta Ismajli po sjell një super bashkëpunim me reperin e njohur turk, CezaR.

Emrin e reperit mbajnë këngët më të mira turke si “Benim”, “Teori”, “Holocaust” etj.  Cezar numëron plot 8 albume, të fundit prejv të cilëve e publikoi në vitin 2015.

Mësohet se kënga e re do të mbajë vulën e një producenti të famshëm turk dhe Genta do të këndojë disa pjesë të këngës në gjuhën turke. Bashkëpunimi i ri pritet të dalë muajin e ardhshëm dhe me siguri do të kthehet në një ndër hitet e kësaj vere.