Sigal

Shumë e njohur për publikun dhe me një numër të madh ndjekësish në Instagram, Aurela Gaçe është një prej personazheve më të komentuar në media.

E lindur më 16 nëntor të vitit 1973, ajo ka festuar sot 44-vjetorin e lindjes. Këngëtarja ka publikur në Instagram një foto të vjetër të sajën nga fëmijëria dhe i ka bërë vetes një urim special, ku tregon se ndihet jo më shumë se 20-vjeç.

“Sot jam 20-vjeç, edhe jeta më thërret. Sot se si ndihem, si më e rritur, se edhe nxë njeriu me kalimin e kohës. Ditëlindja ime. E gëzofsha ditëlindjen”– ka shkruar Aurela në postim.