Sigal

SHBA – Jessica Simpson sërish shtatzënë. Këngëtarja e njohur ka njoftuar se familja e saj do të zgjerohet pasi ajo është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Pas vajzës 6-vjeçare Maxëell “Maxi” Dreë dhe djalit Ace Knute 5 vjeç, 38-vjeçarja do të sjellë së shpejti në jetë një tjetër vajzë.

Lajmin e ka dhënë vet aktorja në një postim në Instagram ku shfaqen dy fëmijët që zbulojnë me anë të tullumbaceve gjininë e anëtares së re të familjes.

“Kjo vajzë e vogël do ta bëjë familjen tonë me 5 anëtarë. Jemi shumë të lumtur që po e ndajmë me ju këtë bekim të jetës” – ka shkruar këngëtarja në postim.

Jessica është martuar 4 vjet më parë me ish futbollistin Eric Johnson. Ajo është shprehur shpesh se të qënit nënë është gëzimi i saj më i madh.foto galeri foto galeri foto galeri