Këngëtari i njohur më i dashuruar se kurrë, puthje të zjarrta në publik

199

Rokeri Bojken Lako prej disa vitesh është në një lidhje dashurie me këngëtaren Semi Jaupaj e cila është 18 vite më e vogël se kantautori.

Në publik dyshja janë munduar të mos shfaqen shumë, duke qenë diskret me jetën e tyre private.

Por së fundmi teksa kanë qenë në festivalin “Sunny Hill” Bojken Lako dhe Semi Jaupaj kanë shkëmbyer puthje të zjarrta në publik.

Rokeri së fundmi ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet me partneren e tij duke u puthur dhe e shoqëron me mbishkrimin “dashuri”