Kate Upton sjell në jetë fëmijën e parë

547
Sigal

Kate Upton ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Justin Verlander. Të shtunën modelja 26-vjecare e Vogue ka bërë vetë njoftimin në Instagram.

‘Genevieve Upton Verlander,’ shkroi ajo bashkangjitur fotos të vajzës së saj të porsalindur.

Modelja nga Michigan dhe bashkëshorti i saj, lojtari i baseball Houston Astros, 35 vjeç, duken më të dashuruar se kurrë teksa kanë festuar përvjetorin e parë të martesës në të njëjtën ditë.

Vetëm një vit më parë çifti u martua në një ceremoni magjike në Toskana të Italisë. Teksa kujtonte ditën e martesës së bashku në Instagram, Upton ka ndarë një imazh të mrekullueshëm, bardhë e zi së bashku duke kërcyer.

‘Ky vit ka qenë më i miri i jetës time! Kishte një fillim të çmendur me një fitore botërore për mua dhe që u mbyll me martesën me mikun dhe dashurinë e jetës time. Tani për të festuar dashurinë tonë të parë ne presim të shtohemi në familje. Jam shumë e emocionuar që bëj këtë udhëtim të jetës me ty! Te dua shumë! Gëzuar vitin e parë të martesës @justinverlander , shkruan modelja bukuroshe.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri