Sigal

Ledri Vula do të jetë për herë të parë në skenë me dy ish-të dashurat e tij, Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri. Të tre do jenë pjesë e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë në datat 10,11 dhe 12 gusht.

I pyetur nga Prive se si ndihet për faktin që dy vajza me të cilat ka patur romancë dashurie do të jenë pranë tij para publikut, ai tha:

“Nuk shikoj ashtu, por janë dy artiste shumë të mira. I vlerësoj dhe i respektoj shumë si artiste, mezi po pres të jem aty. Kam shumë qejf ta shoh Duan, nuk e kam parë kurrë live. Dafinën e kam parë, por asnjëherë në një festival, kështu që do jenë 3 ditë shumë të forta. Mezi pres të jem pasi një natë do jem me gjithë shokët e mi, Mc Kreshën, Lyricalin, Festimin, Gashin që vjen nga Amerika, do jetë një natë shumë e fortë hip hop.”

Ndërkohë, Ledri konfirmoi se është në një lidhje dashurie me një vajzë tjetër.