Justin Theroux thyen heshtjen për ndarjen nga Jennifer Aniston

471
Sigal

Justin Theroux  ka folur për herë të parë për ndarjen nga aktorja Jennifer Aniston.

47-vjeçari tha se ishin ndarë në mënyrë miqësore dhe zbuloi se të dy nisën rrugën e tyre pa asnjë lloj ndjenje të keqe për njëri-tjetrin.

“Lajmi më i mirë është se kjo ishte një lloja ndarje e butë, nuk kishte armiqësi midis nesh,”-tha aktori. “Asnjëri prej nesh nuk vdiq nga ndarja. Është më shumë si miqësore. Ishte e mërzitshme por ne e respektojmë njëri-tjetrin për të mos qenë shumë e dhimbshme.

Megjithëse ruajnë këtë raport, Justin pranoi se marrëdhënia e tyre nuk mund të jetë kurrë e njëjtë.

Çifti lajmëroi ndarjen në shkurt të këtij viti në një deklaratë për Associated Press.

Aktori shtoi se vendosën ta bënin ndarjen publike për të zvogëluar çdo spekulim të mëtejshëm.

Çifti u martua në vitin 2015 në shtëpinë e tyre Bel Air në një ceremoni shumë private.