Sigal

Bota e spektaklit është tronditur, kur në mediat e Argjentinës është shfaqur lajmi se ka vdekur aktorja e famshme Camila Bordonaba, e që ndryshe është e njohur si Marizza e Rebelde Way.

Por, fatmirësisht, gjithçka ishte një gënjeshtër, e që shumë shpejt u sqarua nga miku më i mirë i saj Felipe Colombo, kolegu i saj nga Rebelde Way.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer me lajmin për vdekjen e Camilës, por fatmirësisht gjithçka u sqarua, dhe Camila është shëndosh e mirë.

Camila Bordonaba është larguar nga bota e spektaklit dhe po jeton ka disa vite një jetë hippie.