Jonida Maliqi flet për herë të parë për lidhjen me Romeo Veshajn

813
Sigal

Është komentuar gjatë në media për një lidhje të mundshme midis aktorit të humorit Romeo Veshaj dhe këngëtares Jonida Maliqi.

Këto thashetheme nisën gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar kur Romeo Veshaj postoi nëj foto të një vajze me flokë të zeza dhe të gjithë aluduan se ishte Jonida Maliqi.

Gjatë këtyre muajve ata nuk i mohuan thashethemet por as nuk folën publikisht për marrëdhënien etyre.

Çifti janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe gjatë performancës së Jonidës në “Eurovision”, Romeo e mbështeti fort këngëtaren, duke ftuar të gjithë ndjekësit e tij t’a votonin.

Burime pranë çiftit rrëfyen se ata janë njohur në ambientet e përbashkëta që frekuentonin.

Po për “Iconstyle”, Jonida Maliqi reagoi për lajmin e lidhjes së tyre, duke kërkuar që jeta e saj të mbetet private, duke mos e mohuar apo konfirmuar marrëdhënien me Romeon.

“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë”, u shpreh Jonida, duke i lënë ende kuriozë fansat e tyre.