Jo vetëm shoqe! Thuhet se janë kunata, Jonida Maliqi dhe Bora Zemani kanë filluar të veshin rrobat e njëra-tjetrës

203

Prej disa javësh në mediat rozë është përfolur shumë për një lidhje të mundshme të Jonida Maliqi dhe Bora Zemanit me vëllezërit binjakë, konkretisht Jonida me Romeo Veshajn, ndërsa Bora me Donald Veshajn.

Nuk është se e kanë pranuar publikisht, por disa detaje në rrjetet sociale i kanë “tradhëtuar”.

Mirëpo siç duket Jonida dhe Bora kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra tjetrën.

Bora Zemani gjatë emisionit që prezanton mbante veshur një palë sandale jeshile.

Këto sandale i ka veshur edhe Jonida Maliqi gjatë një interviste që dha në një emision. Sandalet janë të markës Gianvito Rossi dhe kushtojnë $1,295.

Apo mos vallë kanë shije të njejtë dhe secila ka sandalet e veta që kushtojnë kaq shumë?

Image