Sigal

Dy motrat e njohura, Inis dhe Ingrit Gjoni, i kemi parë gjithmonë pranë njëra-tjetrës, që nga dalja e tyre e parë në skenë. Madje të dyja janë bërë nëna në të njëjtën kohë dhe fëmijët e tyre, Paridi dhe Coco, janë të pandarë. Por Inisi dhe Ingriti nuk janë vetëm, sepse ato kanë dhe një motër më të madhe, Ilda, që nuk është shumë e njohur për publikun. Megjithatë Inisi dhe Ingriti kanë një lidhje shumë të fortë edhe me të, madje shpesh marrin dhe këshilla prej saj si më e madhe që është.

Ditën e sotme e ftuar tek emisioni ‘Rudina’, Ingriti ka treguar se asnjëherë nuk është ndarë prej motrave të saj. Ingriti tha se kur ishte e angazhuar me koncerte dhe duhej të ikte nga shtëpia, motrat e tjera kujdeseshin për Paridin, duke qenë se jetojnë në të njëjtin kat në pallat. Gjithashtu Ingriti ka folur edhe për marrëdhënien e fortë që fëmijët e tyre kanë krijuar me njëri-tjetrin. Ajo tregoi se Paridi dhe Coco janë si motër e vëlla dhe qëkur kanë lindur kanë qenë bashkë, por tani që u futën për herë të parë në shkollë u ndanë në klasa të ndryshme.