Sigal

Një këngëtare në Greqi ka deklaruar se është me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Bela Meri e cila u bë e njohur nga “X Factor” grek.

Ajo është vetëm 23-vjeçe dhe është bërë mjaft e njohur në Greqi. Bela Meri ka qenë pjesëmarrëse në “X Factor” grek dhe coverat ë këngëve të shumta.

Mirëpo së fundmi Meri ka deklaruar publikisht se është më origjinë shqiptare. “Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeç,”- është shprehur ajo.

Kujtojmë që edhe Elena Foureira e ka pranuar publikisht origjinën e saj shqiptare dhe është një nga këngëtaret më të famshme botërore.