Sigal

Rezarta Shkurta është një nga ata personazhe e cila nuk ka bërë shumë eksperimente në pamje. Gjithmonë është kujdesur që të ketë të njëjtën pamje dhe prej vitesh jemi mësuar ta shohim me flokë bionde.

Por duket se ajo po i thotë ‘lamtumirë’ flokut biond dhe këtë e ka treguar nëpërmjet postimit të fundit të bërë në ‘Instagram’. Këngëtarja ndodhet në studion e një prej stilistëve më të mirë të flokëve në Kosovë ku tregon se është duke hequr dorë nga flokët biondë.

Rezarta prej kohësh është shkëputur nga muzika duke u përqendruar në biznesin e saj privat si fotografe.