Sigal

Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka publikuar fotografi nga stërvitjet në rrjetet sociale duke treguar linjat trupore.

Edhe pse 48-vjeçare, Jennifer Lopez ka treguar se akoma e mban figurën trupore në top-formë.

Lopez ushtron vazhdimisht në palestër për të ruajtur edhe kondicionin fizik për shkak të nevojave në paraqitjet skenike. Por, ajo që mund të thuhet lirshëm është se linjat trupore të saj janë për tu admiruar.

JLo është gjithnjë në qendër të vëmendjes kjo për shkak të veprimtarisë së saj dhe aktiviteteve të shumta që bën.

Së fundmi, ajo ishte prezente në “MTV Video Music Awards 2018”, ku u nderua me çmimin honorifik për vepër jetësore, në sajë të karrierës së saj të suksesshme ndër vite.