Jennifer Aniston feston 50 vjetorin me ish-bashkëshortin dhe ish të dashurin

414
Sigal

Jennifer Aniston ka festuar 50-vjetorin e lindjes. Dhe ylli i Hollywood është rrethuar për ditëlindje nga njerëzit e saj më të dashur.

Midis të ftuarve në festë ishin ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt dhe ish i dashuri John Mayer. Gjithashtu e ftuar ishte edhe ish e fejuara e Pitt,  Gwyneth Paltrow.

Çifte të tjera në festë përfshinë Katy Perry dhe Orlando Bloom.

Ndërsa mungonte ish bashkëshorti i Aniston, Justin Theroux.

Ai dhe Aniston u ndanë një vit më parë, menjëherë pas 49 vjetorit të lindjes së aktorit.

Por respekti mes tyre vazhdon të qëndrojë. Ndonëse nuk ishte në festë, Justin e uroi për ditëlindje aktoren në një postim në Instagram të hënën.

“I uroj gëzuar ditëlindjen kësaj gruaja të fortë, shumë të dashur, të sjellshme dhe të qeshur. Të dua B.,”-shkroi ai.