Sigal

Jacqueline Bracamontes është aktorja meksikane e cila për publikun shqiptar është bërë e njohur nëpërmjet disa roleve shumë të suksesshme. Prej disa muajsh ajo është në pritjen e ëmbël dhe ndryshe nga shumë personazhe të njohur të ekranit ka zgjedhur që të bëjë publik çdo moment të pritjes së ëmbël.
Nëpërmjet një postimi të bërë pak orë më parë në ‘Instagram’ ajo ka zbuluar emocionet më të mëdha të një nënë. Teksa ndodhet në spital për të bërë vizitat e nevojshme, aktorja ka treguar se vogëlushet e saj janë krijuar plotësisht dhe janë gati për të ardhur në jetë. Në imazh shihet njëra prej tyre teksa lëviz.
Jacqueline pak ditë më parë ka zbuluar se binjaket do i quajë Emilia dhe Paola.