Ja si e feston Georgina suksesin e Ronaldos

492
Sigal

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, i është gëzuar jashtë mase shumë suksesit të mbrëmshëm të yllit të futbollit, i cili e fitoi Ligën e Kombeve, si kapiten i kombëtares së Portugalisë.

Për të festuar këtë sukses të radhës të futbollistit, bukuroshja e ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, ku shihet duke i dhuruar një puthje Ronaldos.

“Dashuria e jetës sime! Të përgëzoj për një tjetër arritje në karrierën tënde. Je më i miri”, janë fjalët e saj pranë imazhit të postuar.

Georgina është njohur me Cristianon para shtatë vitesh dhe ata tashmë kanë një vajzë të quajtur Alana Martina.

Ylli portugez, po ashtu, është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë, të cilët kanë lindur përmes nënave surrogate.