Ja dhurata më e bukur që i ka bërë vetes Eva Longoria…

503
Sigal

Eva Longoria ka gjetur mënyrën për ta pasur djalin e saj në çdo moment pranë vetes edhe kur nuk është fizikisht me të.

Aktorja u fotografua të hënën duke u larguar nga ‘Beverly Hills Nail Design’ në Kaliforni duke mbajtur në dorë një çantë ku ishte stampuar foto e saj dhe e djalit Santiago. Detaji i ëmbël kishte edhe dedikimin “Je jeta ime”.

Aktorja e njohur u bë nënë për herë të parë para 7 muajsh dhe vetëm një muaj më vonë nisi stërvitjen për t’u kthyer në formë të mirë fizike. Eva Longoria është e njohur për rolin protagonist në ‘Shtëpiaket e dëshpëruara’.