Ja cila është gjëja më e çmendur që ka bërë Erion Veliaj për Ajolën

615
Sigal

I ftuar në “Mos i fol shoferit”, Erion Veliaj bëri një rrëfim të gjatë jo vetëm për punën si kryetari i bashkisë së Tiranës, por edhe për jetën e tij private dhe për “detyrën” e re si baba. Ai tregoi se ardhja e të birit e ka bërë më të disiplinuar dhe më të vëmendshëm për disa gjëra që më para nuk u kushtonte shumë rëndësi.

Veliaj, po ashtu, rrëfeu se cila është çmenduria më e madhe që ke bërë për Ajolën. “Ka qenë një herë kur kam ardhur nga një fluturim shumë i largët dhe kam anuluar çdo gjë, sepse ajo ishte mërzitur për ditëlindje dhe nuk e dinte që do vija. Anulova një konferencë shumë të rëndësishme, pasi e vura re që ajo donte shumë që unë të isha aty”, -është shprehur ai.

Me këtë gjest lali Eri tregoi se qenka partneri perfekt që çdo vajzë ëndërron!