J.Lo si striptiste, mban në kokë një bisht 1.30 metra (VIDEO)

207

Këtë shtator, Jennifer Lopez do të jetë një nga protagonistet e Hustlers, ku do të luajë rolin e një striptisteje, përkrah Cardi B, Constance Wu dhe Lizzo. Roli është fiks për të; muskujt e barkut dhe fiziku i tonifikuar na lënë të kuptojmë se J.Lo është bërë për të kërcyer në tub, siç e vërteton dhe në trailerin e filmit.

Artisti që kujdeset për flokët e J.Lo, Chris Appleton, postoi në video të këngëtares që kërcen në tub dhe përveç aftësive mbresëlënëse, bie në sy bishti mjaftueshëm i gjatë sa për të thurur një batanije.

“Kush i lëviz flokët në skenë më mirë se J.Lo,” shkruan Appleton nën videon ku ajo tund bishtin 1.30 metrosh nga njëra anë në tjetrën. Mbetet e paqartë nëse klipi është shkëputur nga Hustlers, por sidoqoftë, Lopez këtu trupëzon më së miri personazhin e saj në film.