Iu rikthye kanceri, modelja braktis kimioterapinë, zgjedh të shërohet me kanabis

572
Sigal

Një modele e Playboy e cila refuzoi kimioterapinë po përdor vaj kanabisi për të trajtuar kancerin e trurit, katër vite pasi doktorët i hoqën tumorin që ndikonte në personalitetin e saj. Kerri Parker 34 vjeç nga Norëich, zbuloi se ishte rikthyer sërish kanceri këtë muaj ndaj në vend që të përdorte kimioterapi zgjodhi të përdorte kanabisin.

Për modelen ky lloj trajtimi nuk kishte kuptim për të ndaj ktheu sytë nga vaji i kanbisit që është ilegal edhe në Britaninë  e Madhe.

Kerri e cila pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke festuar në vilën “Playboy” në Las Anxhelos, u diagnostikua me kancer në tru fillimisht në vitin 2013, dhe ndaj iu nështrua edhe operacionit për heqjen e masës tumoriale.

Por lumturia e saj nuk zgjati shumë, mjekët i thanë se kanceri iu rikthye këtë muaj dhe asaj i duheshin 10-12 seanca kimioterapie.