“Ishi” i Rita Orës mbron biseksualitetin e saj

1618
Sigal

Aktorja dhe modelja e njohur, Cara Delevigne ka mbrojtur Rita Orën pasi u akuzua për tekstin e këngës “Girls”.

Këngëtarja shqiptare bashkëpunoi me Bebe Rexha, Cardi B dhe Charli XCX për këngën e saj, ku thoshte se rrëfeu eksperiencën e saj në marrëdhëniet me meshkuj dhe femra. Disa kritikë e konsideruan si një shenjë për të promovuar biseksualitetin, ndërsa Ora shpjegoi se fliste vetëm për fuqizimin e femrës në shoqëri.

Pavarësisht kësaj, bukuroshja shqiptare kërkoi falje, veprim i cili nxiti reagimin e Cara Delevigne.

“Ajo nuk bëri asgjë që të kërkojë falje. Nuk bëri asgjë të gabuar. Mendoj se nuk është e drejtë të tregosh gishtin. Më pëlqen Rita. Unë mendoj se ajo është një artiste e mrekullueshme dhe gjithmonë e mbështes atë në atë që ajo bën.  Unë nuk mendoj se është e gabuar të thuhet se eksperienca dhe fjalët e saj janë të gabuara . Ajo është duke u krenuar për diçka dhe e thotë pa problem. Ajo po tregohet e sinqertë për dicka që ndoshta nuk ndihej rehat më parë dhe nuk ka asgjë të gabuar”, tha modelja.

Kujtojmë se Rita Ora ka zbuluar se ka qenë e dashuruar me një femër, ku u spekulua se ishte pikërisht Cara, por asnjëherë nuk u konfirmua kjo gjë.