Ish-banorja e “Big Brother” i kthehet Olti Currit: Bëj ndonjë gjë, boll fole

162

Këngëtarja Jonida Maliqi pritet ditën e sotme që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Një video e këngëtares qarkullon nëpër rrjete të ndryshme sociale, ku ka dhënë një intervistë në gjuhën angleze dhe është ngatërruar.

Blogeri i njohur Olti Curri ka bërë një video nga ana e tij duke e kthyer këtë ngatërresë të këngëtares Jonida Maliqi në humor.

Ai e ka postuar këtë video në llogarinë e tij të Instagramit, ku ka marrë shumë komente të ndryshme, por ajo që mori vëmendjen më shumë ishte komenti i Gerta Shinos e cila është ish-banore e “Big Brother”.

Gerta shkruan: ‘Fasad=facade në anglisht, përveç theksit që ndoshta nuk e tha siç duhet, si 90% e shqiptarëve të tjerë që s’ka qenë faji ynë që nk na e kanë mësuar anglishten siç duhet që në shkollë, ky ‘lapsus’ që bëri, nuk krahasohet me atë që gjithë Europa po voton Jonidën si të preferuarën e tyre!

Se di pse njerëzit janë kaq të interesuar dhe ju vjen kaq shumë për të qeshur çdo herë që dikush i bën bully dikujt tjetër në internet! Bëj nai gjë taten boll fole për të tjerët’.