Ndonëse, televizioni nuk është “toka e pashkelur” për të, sepse prej vitesh angazhimet e tij profesionale vërtiten rreth kësaj fushe, sërish në një studio lajmesh dhe në rolin e një folësi nuk e kishim parë deri më sot.

Erion Zeqiraj, një nga ish-banorët e edicioneve të kaluara të “Big Brother Albania”, protagonist me batutat, por edhe imazhin e tij, ai ruan prej vitesh një profil publik për shkak të angazhimeve të tij.

Më parë, ai ka prezantuar emsionin “Kolor” në RTSH, ndërsa ka qenë pjesë e disa kompeticioneve artistike, ndërsa prej datës 10 shtator, Erionin do e shohim si spiker lajmesh pranë Tema Tv.