Ish-asistentja padit Robert De Niro për ngacmimin seksual dhe diskriminim

112

Ish-asistentja e Robert De Niro ka paditur aktorin për 12 milionë dollarë duke e akuzuar për diskriminim gjinor dhe bullizëm.

Graham Chase Robinson pretendoi se aktori abuzonte me të verbalisht, kishte kontakt fizik të padëshiruar si edhe i bënte komente seksuale.

Por avokati i De Niro tha se akuzat janë përtej absurditetit.

Akuzat erdhën disa javë pasi aktori paditi Robinson, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të fondeve në Netflix.

Në dokumentet e saj ligjore, që u botuan nga mediat amerikane, ish-asistentja pretendon se De Niro po ngre akuza ndaj saj për të parandaluar që ajo të ndërmarrë veprime si edhe për ti shkatërruar karrierën dhe reputacionin e saj.

Robinson filloi të punojë si asistente ekzekutive e yllit të Hollywood në vitin 2008.

Ajo pretendon se aktori komunikonte me të në mënyrë armiqësore, abuzive dhe frikësuese, përfshirë edhe bërjen e komenteve vulgare dhe të papërshtatshme ndaj saj.

Gjithashtu e akuzon De Niro se e paguante më pak se një burrë dhe i kërkonte të bënte detyra të tilla si heqja e të brendshmeve, varjen e rrobave dhe pastrimin e banesës së tij.