Inva Mula ju jep fund thashethemeve për ndarjen nga bashkëshorti

659
Sigal

Pak ditë më parë në mediat shqiptare qarkulloi lajmi se Inva Mula dhe bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani i kishin dhënë fund martesës disavjeçare. Por në emisionin “I ftuari” në televizionin A2, Inva reagoi për herë të parë për këto lajme duke e mohuar diçka të tillë.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, -është shprehur ajo gjatë intervistës.

Pak orë më parë sopranoja u ka dhënë përfundimisht fund këtyre thashethemeve me një foto, e cila ishte dhe prova e pakundërshtueshme. Ajo ka postuar një foto me bashkëshortin, ku shfaqen të përqafuar dhe më të lumtur se kurrë.

“Pas koncertit për Fondacionin Gjelosh Gjokaj”, -shkruan Inva përkrah fotos.