Sigal

Jo të gjithë jemi të zotë të ecim në borë pa u rrëzuar asnjëherë. Madje kur rrëzohemi, ngrihemi me vrap nga frika se mos na ka parë dikush.

Moderatorja e njohur Brunilda Lahe nuk e ka aspak problem të tregojë prapaskenat e një interviste në borë, ku ajo rrëzohet më shumë se një herë.

Teksa intervistonte eksploruesen e majave të maleve, Bruna ecte pas saj, por e pamësuar me terrenin me borë, Bruna ka rrëshkitur dhe e rrëzuara e saj ka shkaktuar mjaft të qeshura.

Videon epike e ka shpërndarë vetë ajo në profilin e saj në Instagram, ku shkruan se në terren jo gjithçka shkon mbarë.