Instagram zbulon gjithçka, ja si i ka marrëdhëniet me “vjehrrën” Dua Lipa

535
Sigal

Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua Lipa duket se ka gjetur dashurinë tek një tjetër. Sipas mediave të huaja, këngëtarja ka nisur romancën me modelin Anwar Hadid.

Përveç karrierës së tij, Anwar njihet si djali i ish-modeles Yolanda Hadid dhe vëllai i motrave të famshme Bella dhe Gigi.

Dua dhe Anwar u fotografuan duke qëndruar bashkë në ditëlindjen e modelit në Los Anxhelos. E gjitha kjo nxiti spekulimet se po shijojnë një histori dashurie.

Nuk dihet nëse lidhja e tyre është e vërtetë, por “vjehrra” Yolanda nuk është ende në dijeni. Ish-modelja njihet për mbështetjen që i jep fëmijëve në çdo moment, gjë që e pasqyron edhe në rrjete sociale.

Mesa duket, djali nuk i ka treguar për Duan pasi Yolanda nuk e ndjek në Instagram.