I vjedhin adresën e Facebook, e gjen belaja Capital T me postimet që bëhen

523
Sigal

Capital T ka rënë pre e një sulmi kibernetik pasi disa persona i kanë “hakuar” faqen e tij zyrtare në Facebook me mbi 417 mijë ndjekës.

Këta persona po ia përdorin faqen për të publikuar lajme të ndryshme që s’kanë të bëjnë fare me reperin.

Lidhur me këtë gjë, Capital T ka reaguar me një shkrim në Instagram, duke u bërë me dije se asnjë postim në atë faqe nuk është bërë nga ai.

“Faqja ime e Facebook-ut është hackuar dhe ne jemi duke punuar ta kthejmë sërish, të gjitha lajmet idiote të publikuara, nuk janë publikuar nga unë apo stafi im”, ka shkruar reperi në InstaStory.