Sigal

Në zjarrin që përfshiu Kaliforninë rrezikohej që të digjej vila luksoze e reperit Kanye West. Për të larguar flakët ai punësoi një kompani private zjarrfikësesh dhe shtëpia e tij ka vetëm disa dëmtime të vogla.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Ellen Degeneres Show”, Kim tregoi se familja e saj ende nuk është kthyer në shtëpinë e tyre por ndihen me fat dhe të bekuar që arritën të shpëtonin, të dilnin në kohë nga banesa. Në shenjë falënderimi për kompaninë ajo dhuroi live 500 mijë dollarë në emër të bashkëshortit të saj.